Kryeministri Edi Rama ka ndarë pak çaste më parë në rrjetet sociale një lajm të mirë për luftën kundër COVID-19.
Rama njofton se sapo kanë kaluar 24 orët e para pa asnjë rast të ri me COVID-19 të paraqitur në dyert e spitalit Infektiv që nga marsi i vitit 2020.
“LAJM I BUKUR
Sapo kanë kaluar 24 ORËT E PARA pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020”, shkruan kryeministri Rama.