Laçi nuk është as hirushe e as një surprizë e madhe, janë thjeshtë një ekip perfekt në çdo detaj, një ekip me një buxhet shumë të vogël por me një shpirt shumë të madh.
Ekipi i Shpëtim Duros vë në jetë një mrekulli shumë të bukur, thyen çdo parashikim dhe çdo tabu duke u kualifikuar për herë të parë në raundin e tretë të një turne evropian si Conference League.
Bardhezinjtë jo vetëm që rezistuan përballë ekipit të Craivoa po në fushë nuk ishin as inferior, përkundrazi, bënë lojën e tyre, duke i shkruar shumë herë pranë edhe golit të avantazhit.
Kurbinasit ruajtën edhe me fanatizëm atëherë kur duhej epërsinë minimale të fituar në ndeshjen e parë, duke e shndërruar në një fund të lumtur përballjen dyshe me ekipin rumun.
Aventura e Laçit në Conference League sa vjen e ndërlikohet teksa në raundin e tretë do të përballen me gjigandët belg të Anderlecht.
Ndërsa për Vllaznin nuk ka më përmbysje të madhe e as ëndërr të një nate vere. Aventura e Vllazninsë në Evropë përfundon këtu, në raundin e dytë pasi humbi me rezultatin 0-1 . Këtë herë nuk mjaftoi as efekti “Loro Boriçi”, nuk mjaftoi dashuria e pafundë e qytetit të Shkodrës që kishte mbushur stadiumin për të kaluar një pengesë të si AEL Limasol një ekip i dobët ne edicione e futbollit europian.
Kurse tifozëve e kuq nuk ëndërronin shumë që në aktin e parë ku kryeqytetasit u mposhtën në Zvicër me rezultatin e thellë 3-0 ndërsa u shua përfundimisht në aktin e dytë ku kryeqytetasit u mposhtën sërish, këtë herë në shifrat 0-2. Me pesë gola të pësuar, Partizani “lan duart” me Conference League duke u likuiduar në raundin e dytë. Përtej shifrave, ky mund të konsiderohet një rrugëtim pozitiv për Partizanin, Bazeli për ta ishte thjeshtë një mision i pamundur dhe nj♪7 bingo ku Klubi e mbyllë me 550 nijë euro shtesë në buxhetin e tij.