Ramush Haradinaj, si ushtarë i Sali Berishës dhe Ilir Metës, përpos shumë dëmeve që i ka bërë Kosovës, tani së fundi na doli dhe patrioti më i madh, që bashkë me Sali Ramën, paskan ndalur ndarjen e Kosovës.
Ramushi nuk tregon asgjë, se si e ka ndaluar një ndarje që nuk ka ekzistuar as teorikisht, sepse shkëmbimi i territoreve ishte gjëja më e rëndësishme për kombin, ku bashkëkombasit e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit i bashkoheshin tokës mëmë dhe shpëtonin nga genocidi serb.
Kosova kthehej një vend etnikisht i pastër dhe serbët e Kosovës kalonin në shtetin e tyre, që nga Mitrovica e Veriut, Zubin Patok dhe disa fshatra të tjerë serb, që sot jetojnë në një krahinë autonome serbe, që as nuk e njeh pushtetin e Albinit, aq më pak të Haradinit.
Pra serbi e ka marrë çfarë është e tija, pa dhënë asgjë. Një pyetje kemi për Ramushin: A mund të shkosh në Mitrovicën e Veriut të mbash një fjalim për UÇK-në? Kurrë! Po pse jo, a është ara jote?! Ti e di mirë deri ku i ke arat, por nuk e di se si t’i ruash dhe nga kush t’i ruash.
Një herë bëre si trim duke llapur lartë e poshtë se marrëveshja e demarkocionit me Malin e Zi, e vitit 2015, ishte e padrejtë dhe në 2017 vajte firmose si pulë duke i hequr toka territorit të Kosovës vetëm që të rrije kryeministër.
Trimëritë si ato të patriotit Sali, që kur Kosovarët vriteshin, masakroheshin dhe dëboheshin nga vendi i tyre, ai u jepte ndonjë dorë makinerisë së luftës serbe duke i furnizuar me karburant, si një akt të paprecedent tradhëtie dhe pabesie, vlejnë edhe për ty. Njerëzit lart e poshtë dyshojnë se ti përveç se shite Kosovën shite dhe UÇK-në, duke u bërë dëshmitar në Hagë për Krimet e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, sepse dëshmitarët për krimet e tuaja i zhduke dhe dole pa lagur duke e paguar shtrenjtë lirinë tënde me tradhëti.
Ndaj mos flit broçkulla! Se çfarë lidhje kishte bllokimi i kufirit serb me marrëveshjen imagjinare të shkëmbimit të territoreve, vetëm ti e di?! Një pyetje o Luli i Kosovës: A e di se Rama nuk ka qenë dhe nuk është kryeministër i Kosovës dhe as ti e as Saliu nuk kishit gjë në dorë për të ndaluar asnjë marrëveshje, përveç lehjeve në FB. Kufirin e hape sepse të gjuajti Macroni dhe Merkeli, e si pulë squk, vajte e u ule në karrigen dhuratë kryeministrore, që ti për nga niveli që ke lë shumë për të dëshiruar dhe kosova ha pi dhe paguan çfarë prodhon “armik-miku” serb.
Mëso o Lul kosove, se shkëmbimi i territoreve ishte një ide amerikane dhe kundërshtimi ishte një ide europiane, jo se ishte i keq, por do hapte një problem zinxhir për shumë vende të BE, që nga Spanja, Franca, Rumania, Hungaria, Polonia e dhjetra vende të tjera që kanë problem me minoritetet.
Pra nëse do të realizohej dhe Kosova do kthehej një vend etnikisht i pastër dhe bashkombasit minoritarë do i bashkoheshin atdheut dhe do përfundonin aty vuajtjet dhe keqtrajtime e një pjese të kombit tonë, atëherë ani se humbte ca metra tokë Kosova, aq sa ti ia fale Malit të zi, por fitonte kombi duke u shpëtuar mijëra shqiptarë nga thundra e shtetit serb.
Por ti kishe për qëllim që t’i merrje pushtetin Thaçit, se Rama as ju ka në listë dhe ta dërgonit aty ku e derguat me tradhëti dhe pabesi… pas hekurave në Hagë. /Zathur.net