Flurans Ilia ka lindur më 16 Maj 1971 në qytetin e Beratit. Rrugën e artit e fillon si aktor që në moshë të vogël duke interpretuar në disa filma si psh: rolin e Gurit në filmin “Tomka dhe shokët e tij” në vitin 1977 apo në rolin e Gonit në filmin televiziv “Agimet e stinës së madhe” në vitin 1981.
Në fillimet e viteve 1990, largohet nga Shqipëria, për në Amerikë ku ka kultivuar edhe pasionin e tij të hershëm të fëmijërisë atë të shkrimtarit. Ka shkruar disa libra dhe në vitin 2009 në bashkëpunim me shtëpia botuese “Ideart” do të botojë përmbledhjen me tregime “Thembra e kujtesës”.
Përveç poezisë dhe prozës së lirë, Flurans Ilia ka shkruar edhe artikuj në gazeta të ndryshme apo është marrë edhe me përkthimin, kritikën dhe analizën letrare.