Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një shprehje mjaft domethënëse, të Hafidh Ibën Hazmi. Sipas kësaj shprehjeje zotëri është pikërisht ai person që zgjedh të mos ua kthejë të keqen të tjerëve.
“Kush ua kthen njësoj atyre që i bëjnë keq, ai është njësoj si ata. Ndërsa kush nuk ua kthen të keqen njerëzve që i bëjnë keq, ai është zotëria i tyre”, janë fjalët e shenjta që kryeministri Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm.