Nga Çun Lajçi
Jam bërë Don Kishot. Luftoj me erërat duke udhëtuar kujtimeve, hipur në gurin e mullirit që akoma bluan imtë!
– Sa e çuditshme! Me vrasin kujtimet, e prap kujtimeve udhëtoj, pa kalë, e kthehem kur mbetet pa ujë mulliri im!
LEXONI EDHE
Burri i lodhur? Jepi këtë – seks i nxehtë për 4 orë!
EroBeast
Mashkulli i lodhur? Kjo e bën të papërmbajtshëm!
Ero Beast
Dëshironi të jetoni deri në 100 vjet? Pastroni arteriet kështu!
Hypertea
Viagra? Jo! Seksi zgjat 3 orë – klikoni dhe shikoni!
EroBeast
S’i kuptoj të rinjët që jetën e kanë përpara e kurgjë nuk shohin. S’iu bëjnë përshtypje as kaçurrelat, as bardhokat, as syzezat, as syverdhat – këto vajzat tona që të magjepsin!
S’iu bëjnë përshtypje as gjokset e bujshme, as lugjet e thella as vithet kodrinore!
Ç’është kjo gjeneratë? – që zemrat e tyre rrahin vetëm për dashurinë e një nate! I ndrrojnë femrat si parfumet! Iu marrin erë dhe, me buzët përpjetë si hamshorët, shkojnë pas tjetrës, e tjetrës, e tjetrës! Vajzat bëhen rrecka për një përdorim, si të ishin jetime, të mbetura rrugëve pa strehë!
Mu kujtua ajo vajza e lindur në Norvegji, që një të shkuar korriku më tha: – Plak, po më thonë djemtë, duhet të ta provojmë motorrin, mos po ta vlon ujin! E di ti ç’është kjo mesele?
Mu kujtua edhe aktori Agim Qiriaqi, një pasdite kur po ktheheshim nga Kruja, me veturën e vogël Suzuki, që menxi u ngjit te Kalaja.
“Femra është gjerdan ari”, më pati thënë atë pasdite, kur na ndali polici në Kamzë. “Duhet t’i varim në qafë dhe t’ua dimë kimetin”, tha, e unë ndërhyra; – Lëre femrën, lëre dukatin, dil e lute policin të mos më vërë gjobën!
Ne po flisnim se si duhet t’i çmojmë e t’i dashurojmë femrat, shtyllat e familjes, e polici më zuri rrugën; – hap krahun tha, e ke shkelur vinë rrumbullake. Më jep dokumentat dhe bëj gati lekët për gjobë!
Më ndaloi vetëm pse targat ishin PR dhe s’lejonte ti tregoja se jam artist si Agimi, se po luanim në filmin “Kolonel Bunkeri” dhe isha mysafir i Kinostudios!
I bërtita edhe Agimit; – trego more burrë se kush je, se ky më mori lekët!
Agimi s’foli fare, akoma i druhej policit! Unë u çarta; – More shok, ky është aktori me nam, Agim Qirjaqi, duhet të kesh pak konsideratë ndaj nesh!
– Konsideratë leshi, – tha dhe më mori lekët që kisha!
Agim, femrat janë vërtet xherdan ari, dhe duhet t’i ruajmë e t’i varim rreth qafës, veç mashkullit si ky polici që më mori paratë vetëm pse targën e kam PR, këtij duhet t’ia vëmë zinxhirët e qenit në qafë e ta lidhim për huni!
Kurrë nuk qeshi Agim Qirjaqi si atë mbasdite në Kamzë!