Konferenca e Donatorëve ka surprizuar qeverinë shqiptare duke kaluar faturën e tërmetit me donacionet e mbledhura me shifrën e 1.15 miliardë eurove të mbledhura.
Ambasadori i BE-së në një intervistë ekskluzive për Ora News ka treguar se kur dhe si do të mbërrijnë këto fonde në Shqipëri.
“Kontributi i ndihmës së akumuluar është 1.15 miliardë euro që është më shumë sesa nevojat e vlerësuara nga tërmeti. Në terma të përgjithshëm mund të themi se janë 400 milioën grante dhe e njëjta sasi në hua me interesa shumë të ulëta. Varet nga lloji i donacionit. Një pjesë e parave do të vijnë në ditët apo javët në vijim, ndërsa sa i takon institucione financiare, ato kanë procedurat e tyre dhe duhet të ndjekuin përpara se të vijnë në Shqipëri. Presidenti i Këshillit të Europës dhe Kryeministri nënshkruan një marrëveshje ku palët u angazhuan ti japin Shqipërisë 50 milionë në formën e granteve dhe do të jenë gati në ditët në vijim”- ka thënë Sorca.