Shefja e ISHP Albana Fico thotë se kurba e rasteve të të prekurve me koronavirus në Shqipëri është në fazën e ngritjet, shumë afër pikut.
“Unë nuk mund të them një datë të saktë, por besoj deri tani jemi në atë pjesë të kurbës që po ngrihemi dhe po shkojmë drejt pikut”, u shpreh Fico mbrëmjen e sotme.
E pyetur në emisionin “Real Story” se kur do të mbarojë kjo gjendje, Fico nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë por tha se vendi ynë i ka të gjitha kapacitetet për të përballuar situatën.
“Kur do mbaroj? E vetmja gjë që mund të themi deri tani është se sitauat në Shqipëri deri tani është shumë e kontrolluar nga pikëpamja e spitalorit, kemi kapacitete. Dhe e dyta ne po ju shkojmë mbrapa kontakteve të konfirmuara që po të ketë gazetarë terreni ti ndjeki, ti kupton që nuk ka absolutisht hapësirë të thuash që ju po neglizhoni”, u shpreh shefja e ISHP Albana Fico.
Kurse për numrin e testimeve, Fico tha se OBSH nuk detyron asnjë qeveri të marër rregulla të caktuara, vetëm rekomandon.
“OBSH nuk i dikton askujt asgjë. OBSH është hera e parë që në rastin e pandemisë mban një qëndrim: ajo që ne mendojmë është kjo por cdo qeveri ka të drejtën vetë të vendosi si do ta menaxhojë situatën. Ne nuk dalim nga linja e OBSH, por grupi teknik që merret ka bërë strategjinë e kësaj situate dhe ka bërë dy gjëra: të gjej rastet e dyshuara dhe të ndjeki kontaktet e ngushta të tyre”, përmbylli ajo.