Evidentimi i kultivimi i kanabisit në zonën e Kashnjetit në Lezhë, shpallet në kërkim kreu i njësisë administrative të Ungrejt me inicialet G.K.
Më kërkesë të prokurorisë ndaj tij gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg në mungesë për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike” dhe “shpërdorim detyre”.
E njëjta masë, “arrest në burg” është vendosur edhe për shtetasin Zef Broci, i cili është vënë në pranga nga policia. Hetimet në lidhje me rastin kanë nisur muaj më parë dhe dyshohet të jenë të përfshirë dhe persona të tjerë.