Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë nga kryeministria për të shpjeguar planin financiar në lidhje me situatën që po kalon vendi për shkak të COVID-19.
Rama teksa ka prezantuar planin ekonomik ka deklaruar se ministrave dhe deputetëve do tu përgjysmohet paga e tyre.
‘Unë në fakt doja që në planin A të hiqnim diçka nga vetja. Por më bindën se ku mund të ishte si mesazh i gabuar. Nuk do prekim asnjë pagë tjetër përveç deputetëve dhe anëtarvë të këshillit të ministrave. Nuk e prekim as pagën e presidentit, i cili po bën sa mund për të ndihmuar.’-tha Rama.