Ish-ministri francez Patrick Devedjian u bë politikani më i vjetër në Evropë që vdiq nga Koronavirusi. Ai ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Patrick Devedjian, Presidenti 75-vjeçar i këshillit të departamentit të Hauts-de-Seine, ndërroi jetë sot në mëngjes, tre ditë pasi njoftoi në Twitter se ishte infektuar por nuk ndihej keq dhe kishte simptoma të lehta.
Devedjian, baba i katër fëmijëve, ishte shtruar në spitalin privat Antony, në jug të Parisit, ku u trajtua atje që nga e mërkura.
Gjendja e tij u përkeqësua dje, tha një burim nga familja e tij.
Ai njoftoi të enjten se ndihej i lodhur por në gjendje të qëndrueshme falë punës së jashtëzakonshme të mjekëve.