Kompania britanike e fluturimeve, “British Airways”, i ka ndërprerë të gjitha fluturimet e drejtpërdrejta drejt Kinës për shkak të koronavirusit që është përhapur në disa vende të botës.
Ky vendim erdhi pas këshillës së Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar që qytetarët t’i shmangin udhëtimet drejt vendit aziatik, përpos atyre që një gjë të tillë e kanë të domosdoshme.
Nga ky virus tashmë kanë vdekur mbi 130 persona dhe ai është përhapur shumë në Kinë dhe në të paktën 16 shtete të tjera.
Qindra shtetas të huaj janë larguar nga qyteti Wuhan, ku u shënuan rastet e para të koronavirusit, shkruan “BBC”,
Qeveria britanike është duke i organizuar fluturimet për evakuimin e qytetarëve të vet nga qyteti Wuhan dhe province Hubei, ku besohet se ndodhen rreth 300 shtetas të këtij vendi
Masa të njëjta kanë planifikuar edhe Japonia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara.
Presidenti kinez, Xi Jinping, ka thënë se vendi i tij patjetër do ta mposhtë virusin, ndonëse disa ekspertë kanë parashikuar se koronavirusi nuk do të mund të zhduket për të paktën edhe gjashtë muaj.