Është e frikshme dhe çmenduri ajo që po ndodh sot mes bizneseve dhe administratët e korruptuar mbushur me gjobvënsa të administratës tatimor, e cila nuk i lë gjë mangut Këshillit Antifashist Nac-Clirimtar të paguar nga taksapaguesit që këta sulmojnë, duke shkatërruar biznese, duke të shpifur, mashtruar, trilluar dhe gjobitur në emër të shtetit.
Ndër ata që u rrënuan nga pushteti i ri pas luftës, ishte edhe një shtresë tjetër e popullsisë, që nuk kishte bërë asnjë faj, përveç faktit që ishte e kamur, kishte prona, aksione, dyqane… ishin marrë me tregti.
Përmes ligjesh pushteti komunist i detyronte ata të dorëzonin gjithçka, deri në kacidhen e fundit. Nëse nuk dorëzoheshin vullnetarisht, atëherë kishte “forma” të tjera.
Kjo po ndodh pas kaq vitesh demokraci me bandën e turpshme të organizatës tatimore e drejtuar nga gjithfarë ronxhobonxhi të paarsimuar, ashtu si shumica e partizanëve që zbritën nga malet dhe ranë në qytet, duke u gdhirë pushtetarë analfabet.
Tatimorët e shokut Ramna, janë më të paftyrë, sepse thjeshtë kanë një diplomë si të shkolluar por fatkeqësisht dhe turpërisht nuk dinë as atë ta zbërthejnë, se çfarë është shkruar dhe deri ku është aftësia e tyre mendore për llojin e detyrës që do kryejnë, për të mos mundur ta ndajnë diplomën e kasapit me atë të kirurgut.
Kjo është banda që si çlirimtarët e Enverit janë sulur për të mbushur me dhunë me ligje dhe metoda kriminal arkën e të pangopurve të shtetit. Gjithçka me mendësin dhe metodat e diktaturës, duke përdorur “Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar”… Hetimin Tatimor me komisar Redi Vasilin.
Kjo për të vënën nënkontroll firmat private shqiptare dhe të huaja me anë të “komisarëve shtetërorë”, që kanë si detyrë drejtimin dhe mbledhjen e informatave mbi aktivitetin e tyre, deri në likuidimin dhe kalimin e tyre me anë të vendimeve dhe ligjeve të sekuestrimit, konfiskimit e pasurive private.
Të gjithë këto veprime mbështeten edhe nga drejtësia e padrejtësisë, që nuk ka ndërruar mwentalitet dhe koncept për drejtësinë, por sulmi ndaj bizneseve u duke detyrë patriotike, për të kënaqur Edi Ramën e mërzitur.
Biznesi private importuese po përballen me dënime të ashpra si gjoba dhe heqje lirie, për shkelje administrative gjatë kohës së pandemisë të trilluara dhe sajuar, si shkelje penale nga ushtarët e “komisar” Redi Vasilit dhe shkelje që nuk shkruhen në asnjë lig, por që drejtohen nga ca “Maliq”, bashkëshorti i sekretares së Ramës Ermonela Felaj, prokurorit Velikaj dhe bashkëshortit i sekretares së Sali Berishës gjyqtarit Petrit Çomo.
Askush nuk i kupton zellin e tyre për të krijuar “grupe kriminale në ekonomi” mes subjekteve që nuk kanë asnjë lidhje, njohje apo mardhënie tregtare mes tyre, por kanë të përbashkët…financierin që u mbyll bilancin 1 herë në vit.
Në vitit 1960, edhe Hoxha bëri një armëpushim formal me anë të një amnistie tatimore dhe ndaloi përkohësisht masakrën e tregtarëve, edhe pse ky proces mund të konsiderohet se kishte avancuar përtej qëllimeve të tij, por qeveria 10 vjeçare e Ramës as që ka ndërmend të ndaloj dhunën ndaj bizneseve sepse është. e shqetësuar për parat e zeza të shqiptarëve nëpër botë për…amnisti fiskale
Kjo ështue kulmi i poshtërsisë i këtyre banditëve të papërgjegjshëm të drejtësisë, ndërsa gjobaxhintë e Tatimeve shumë shpejt do denoncohen në SPAK me numëra telefonash, tabulate, mesazhe dhe biseda audio. /Tellalli.al
vijon…