Nga Bledi Mane
Djali i Sali Berishës nga Brraka, kishte planifikuar të martohej me vajzën e Mimoza Mevlanit të Myslym Shyrit, këtë muaj në Itali, por virusi vdekjeprurës ua shkërmoqi gëzimin.
Ceremonia martesore do kishte të ftuar rreth 100 miq të zgjedhur nga Shqipëria, të cilët do të festonin bashkë me çiftin buzë liqenit të famshëm të Comos, event që pritej të kushtonte rreth 320 mijë euro nga kursimet e dhëndërit Shkëlzen Berisha.
Nusja (që s’po bëhet dot kurrë) Armina Mevlani, po kalon një periudhë të vështirë, jo nga pllakosja e Coronavirusit por nga fati i keq që po e ndjek prej kohësh.
Në fillim të vitit 2017, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ndaluan hyrjen në territorin e tyre, duke i futur emrin në listën e zezë të personave non-grata.
Para dy vitesh iu sëmur rëndë qeni, ndërsa vjet kapi në flagrancë burrin e saj Shkëlzen Berishën me djalin e Rexhep Meidanit, te banjot e femrave të televizionit lokal Syri.
Për të mbyllur gojët e njerëzve Armina dhe Shkëlzeni kishin punuar dhe kuruar në çdo detaj këtë dasëm në Como të Italisë, por si gjithnjë fati nuk po i qesh çiftit Berisha/Mevlani.