Ish-kreu i Partisë Demokratike në degën e Kukësit, Ibsen Elezi, i cili shkaktoi “tërmet” në Kuvendin e PD-së rreth dy vite më parë, ka bërë sërish sot një deklaratë të fortë. Në një postim në rrjetet sociale, Ibsen Elezi, ndërsa reagon në lidhje me manifestimin e djeshëm të thirrur nga presidenti Meta, shkruan se këtë të fundit nuk e shëh dot më sy, pasi sipas tij është hajdut.
Po ashtu, Elezi shkruan se vetë “doktori” i ka thënë me fakte pë thesarin e vjedhur.
Më tej, Elezi thekson se e gjithë klasa jonë politike ka të njëjtën fytyrë dhe të gjithë duhen shporrur.
“Une këtë Liken se shoh dot me sy, se e di mire qe eshte hajdut votash, e kam te provuar.
– Per thesari na e ka thene vete doktorri me fakte.
– Per strehen e fundit te maskarallakut na e ka thene Lyli me gojen e vete.
– Per korrupsionist Edvini (ne 21 janar)
Keta s’kane lene ne fytyre te tokes pa i thene nj-tj, bile kane shkuar deri te grate e familja.
Kujtoni:
– Likja vs Doktorri (per thesarin)
– Likja vs Lyli (streha e fundit e maskarallekut dhe te rren per oren)
– Likja vs Edvini (per 21 janarin dhe 4 te vraret)
LEXO EDHE: Apeli i Ibsen Elezit/ Nëse ju dhimbset ky vend dilni protestoni në 8 dhjetor
Nga gjithe keto duhet te pranojme se Likja eshte fitimtar i gjithe dueleve.
Per me teper Likja i ka degjeneruar per se dyti (te paren po jua falim se nuk e njihnin).
Se do shija doktorrin qe te ul veten aq poshte sa te duartrokas ne miting per Liken e thesarit dhe qe e rrezoi nga qeverisja me vota te blera, kjo tregon vetem nje gje :
Duhet te shporren te gjithe bashke.”-shkruan Ibsen Elezi./ CNA.al