Pas protestës së fortë që “Rambo” ka bërë pse ka paguar taksën 5 euro në “Rrugën e Kombit”, këshilltari Henz i ka përcjellëë një material sekret Jarit, ku shpjegon shqetësimin e ekspertëve gjerman për këtë çështje:
“I dashur Jar!
Siç e ke dëgjuar, “Rambo” ka pas shqetësim publik faktin që ka paguar taksën e “Rrugës së Kombit”.
Shqetësimi lidhet me faktin se për të paguar taksën, duhet të ndalosh në postobllok.
Edi Rama, që synon ta frikësojë, ka urdhruar Çet Kastratin ta ndalë në postobllok, me qëllim që hasmi i “Rambos” të zërë pritë diku mbi tunel dhe të qëllojë.
Kjo bëhet thjesht për ta frikësuar “Rambon”.
Por nga ana tjetër, bëhet dhe për të verifikuar nëse “Rambo” ka para me vete apo jo.
Kur ai paguan taksën, ai detyrohet të nxjerrë paratë nga xhepi.
“Rambo” e ka zakon që i mban paratë jashtë portofolit dhe sa heë kërkon me pagu diçka, i nxjerr krejt paratë.
Në këtë rast, kamerat e sigurisë fiksojnë sa para ka dhe lajmërojnë hajnat t’i zënë pritë rrugës.
Kështu, ai rrezikon të mbesë pa para në Shqipëri dhe të turpërohet nëse shkon tek kompleksi Fafa, tek shtëpia e vet.
Ai mund të mos ketë para të paguajë as shpenzimet e mbajtes së shtëpisë, dritat, ujin etj, pa bërë fjalë për kafe e ushqim.
E gjithë kjo bëhet për ta poshtëruar dhe për t’i krijuar pasiguri në Shqipëri.
Unë kam komunikuar me ekspertë gjermanë të sigurisë për këtë çështje dhe ata më kanë thënë që kjo është arsyeja që në Gjermani nuk paguan askund taksa në rrugë, pasi ty mund të të zënë pritë vrasësit.
“Rambo” e ka kapur shumë mire këtë pikë.
Vetëm vende mafioze si Italia, Shqipëria e Greqia vënë tra në rrugë me të zënë pritë.
Sugjerimi im është që PD të luftojë të hiqet trau në Kalimash, për arsye sigurie.
Nuk është e vërtetë që Rama e mban atë për t’u dhënë para dy oligarkëve.
Ai e mban për t’i survejuar, për t’i frikësuar dhe për t’i përndjekur ata.
Kjo është politika e tij antikombëtare, që synon të forcojë paternalizmin e Shqipërisë mbi Kosovën.
Janë leksione të Sorosit.”