Këshilltari Henz u shfaq më në fund si ekspert në mjekësi.
Pas një karriere të suksesshme si ekspert i ekonomisë, pastaj i politikës, prej sot ai u shpall si ekspert i mjekësisë.
Në konferencën e sotme të PD mbi të ardhmen e sistemit shëndetësor në Shqipëri, këshilltari Henz mbajti kumtesën kryesore, shëndeti mendor i politikanëve dhe e ardhmja europiane e Shqipërisë.
Pas konferences, këshilltari Henz pati një shkëmbim mendimesh me Jarin, rreth problemeve që krijoi kumtesa e tij:
“I dashur Jari!
Konferenca mendoj se pati sukses të plotë, por më ka krijuar një keqkuptim të madh me Ilir Metën.
Idetë e mija që shëndeti mendor i politikanëve ka të bëjë me të ardhmen europiane të Shqipërisë, nuk ishin të personalizuara për Ilir Metën, por ai është keqkuptuar shumë.
Më dërgoi një mesazh të egër, ku thotë: Unë po luftoj të zhbëj grushtn e shtetit, ju merreni me konferenca për shëndetin.
Kjo tregon se ju doni të bëni kontrast me mua.
Ju të dukeni sikur kujdeseni për shëndetin e popullit, kurse unë si i çmendur.
Nuk dija si t’i përgjigjesha dhe si t’i shpjegoja se këtë konferencë kemi kohë që e përgatisim.
Në fakt, atij i duket si sabotim, pasi ai priste që PD sot të mbante një seminar se si mund ta zhbëjmë grushtin e shtetit, e jo si të zhbëjmë reformën shëndetësore në Shqipëri.
Por ne meqë e kishim planifikuar, nuk mund ta neglizhonim.
Ndaj do të lutesha shumë, nëse e takon Metën pasi t;i bien nervat, sqaroje se programi i PD për shëndetësinë, nuk bie ndesh me zhbërjen e grushtit të shtetit, por është një mënyrë për të vënë në gjumë qeverinë, që ne nuk do të bashkohemi në protestë.
Pastaj në datën 2 do të jemi të gjithë në Bulevard.
Idetë e mija për reformën shendetësore, janë të miratuara nga kancelarja Merkel dhe liderë të tjerë europianë, dhe ata më kanë garantuar, se nëse këto vihen në jetë, atëhere në Shqipëri do të ketë një përmirësim të madh të shëndetit mendor, dhe nuk ka nevojë më për ndryshime kushtetuese që të korrigjojmë presidentin.”