Pasi tabloidi gjerman “Bild” botoi sot një investigim për paratë ruse të paguara për PD e Lulzim Bashës kundër anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, këshilltari Henz u fut në krizë.
Gjithë investimi i tij dhe plani i punës që i ofroi Lulit kur fitoi kontratën, ishte i përmbledhur në dy pika.
E para do botonte në “Bild” kasetën e dosjes “339”. E dyta që do më paraqitej si Këshilltar i Merkel, pasi një shok i tij njihte një deputet të Merkelit që i pëlqente shumë shkrimet tij në twiter.
Tani që “Bild” publikoi investigimin mbi Lulin, Këshilltari Henz nuk kishte asnjë shpjegim. Fiku telefonin dhe i shkruajti një e-mal gazetarit gjerman të “Bild” me të cilin bashkpunoi për dosjen “339”.
“I dashur Piter. Çfarë ndodhi? Nuk po e kuptoj “Bild”. Ai po bie ndesh me ato që ka shkruar vetë. Kjo gazetë ka shkruar se Edi Rama ka vjedhur zgjedhjet në Dibër dhe merret me drogë. Si mund të bëjë tani këtë gjë për Lulin dhe të shkruajë që Edi Rama do vazhdojë ta drejtoj Shqipërinë”.
“I dashur Henz. Edhe unë u shqetësova kur e pashë artikullin. Por siç mund ta marrësh me mend kjo është gazetë e madhe, dhe secili bën punën e tij. Por ajo që më vjen inat është që ky Muzin i paska marrë kot këto 650 mijë dollarët. Po ti kishim ndarë ne bashkë ato, do kishim bërë më shumë punë”.
Henz i kthen përgjigje:
“I dashur Piter. A mund të bëjmë diçka, që të nxjerrim gjithë titujt e gazetave të qeverisë që kanë patën shkruar se “Bild” është gazetë bulevardeske dhe jo serioze dhe t’ia çosh drejtorit të gazetës?
“-I dashur Henz. Mund ta bëjmë por nuk i bën përshtypje drejtorit se kështu i thërret gjithë bota. Për më tepër unë e kam dhe të vështirë ta takoj”.
Henz i shkruan përsëri.
-Më jep ndonjë ide. Çfarë t’i them Lulit kur të hap telefonin?
-Thuaj ke paguar në vend në gabuar. Nuk ke çfarë t’i bësh.