Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Boçovë të Fiert.
43-vjeçari Eudart Metushi teksa ishte duke punuar me zetor në tokat e fshatit ka humbur kontrollin e për pasojë ka rënë në kanal, duke e zënë mjeti i punës poshtë.
Si rrjedhojë ai ka humbur jetën. Policia ndërkohë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 08:00, në fshatin Boçovë, Fier, shtetasi E. M., 43 vjeç, duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka rënë në kanal dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Një aksident tjetër i rëndë ka ndodhur mengjesin e sotëm, rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, ku një mjet tip “Benz”, në të cilin udhëtonin shtetasit A. Rr., 25 vjeç dhe Xh. L ., 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Si pasojë, shtetasi A. Rr. ka humbur jetën.
Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Rr. ndërsa shtetasi Xh. L., është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aksidenti i tretë:
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Milot-Thumanë, ku si pasojë një grua ka humbur jetën, ndërsa vazja e saj dhe 2 nipërit e saj kanë mbetur të plagosur. Automjet taksi që udhëtonte drejt Rinasit, ka dalë nga rruga në afërsi të Laçit, duke u përplasur me murin.
Gruaja me vajzën dhe dy fëmijët e vajzës janë dërguar menjëherë pas përplasjes drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke humbur jetën.
Për fat të mirë mësohet se fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi i taksi-së është shoqëruar në polici. Paraprakisht si shkak i aksidentit tragjik dyshohet pagjumësia e drejtuesit të mjetit.