Pasi Rama dhe Meta i dhanë bërrylat njëri- tjetrit në mbledhjen e Këshillit të Integrimit, Karmina sjell për fansat e saj, shpjegimin e Qim Pekës pse ka ndodhur kjo:
“Të dashur fansa!
E di që shumë nga ju jeni të paqartë përse Meta dhe Rama i dhanë bërrylat njëri- tjetrit në takimin e tyre në Tiranë.
Ja si e shpejgon gazetari Qim Peka këtë rast:
“-Që të jeni të qartë përse ka ndodhur kjo, duhet ta anlizojmë problemin në tërësi.
Siç e dini, dje Rama ka qenë i ftuar tek zonja Eni dhe ka pas përplasje të forta me Bushatin.
Bushati ka kohë që pretendon se Meta është më i fortë se Rama.
Në të njëjtën kohë ka qenë i ftuar Myslym Murrizi tek Syri dhe ka pasur më shumë audiencë se Bushati dhe Rama tek zonja Eni.
Kjo ka bërë që Rama të mendojë një lëvizje të re të fuqishme, për të eklipsuar Syrin.
Në të njëjtën kohë, zhvillimet në SHBA janë bërë dramatike dhe forcat e majta po sulmojnë me armë në çdo qytet.
Kjo ka kthyer vëmendjen tek dora e hekurt e presidentit Trump.
Në këto kushte Lulzim Basha po provon bugaçen e Elbasanit, si një alternativë zhvillimi në të ardhmen, dhe kjo e ka trembur Edi Ramën.
Duke parë gjithë këto zhvillime, ishte e natyrishme që Rama të kthente sytë nga Meta.
Ky i fundit në shenjë simbolike i tregoi bërrylin, për t’i treguar se ai nuk e ha më pazarin me Ramën.
Pas kësaj policia do të detyrohet t’i kthejë patentën pronarit të TV Syriit dhe Rama të tërhiqet me bisht në shalë”.
Pas këtij shpjegimi besoj se jeni të qartë për të gjithë atë që ka ndodhur.
Thelbi është se Rama ëhstë gjunjëzuar nga Syri dhe po kërkon kompromis me Metën.
Ne nuk do ta lejojmë”.