Fjalimi i Edi Ramës në Kuvend sot e tronditi dhe Karminën, kur ai tha se ‘mos u çudisni që të bashkëqeveris dhe me Lulin ndonjë ditë’.
E bindur se Rama ka tentuar të prodhojë lajm sa për shou, Karmina e shuajti kuriozitetin e fansave të saj me shpjegimin e Qim Pekës:
“Deklarata e Ramës nuk është për Lulin.
Ajo synon të trembë Trump-in.
Siç e dini, më 27 qershor Trump-i dhe Thaçi do takohen në Uashington për të nënshkruar marrëveshjen me Vuçiq.
Vuçiq ka vënë si kusht të nënshkruajë për pamvarësinë e Kosovës, që Trumpi ta lejojë të vjedhë zgjedhjet.
Thaçi ka vënë si kusht të bëhet dhe një herë president.
Tani Rama kërkon t’i thotë Trump-it ta llogarisë dhe atë në Pazar, dhe po i kërkon një mandat të tretë, ose do të lëshojë Kujtim Gjuzin të prishë marrëveshjen.
Kjo u kuptua fare qartë në replikat e Ramës me Gjuzin, ku ai tentonte t’i çonte mesazhe Trump-it.
Pastaj për të egërsuar oponentët e Trump-it, ai sulmoi Hajdarin, me qëllim që t’i thotë Trump-it se këta që mbështesin Rudina Hajdarin janë armiqtë e tu dhe unë jam me ty.
Rama shpreson që Trump-i t’i kërkojë hetime për Eliot Engellin në Shqipëri, si njeri që ka marrë lekë nga shqiptarët, me qëllim që të njollosë demokratët dhe që mbështet Myslim Murrizin.
Ndërkohë përpjekja e Ramës për të krijuar idenë që po bën qeveri me Lulin, vjen nga frika që ai ka nga Bundestangu dhe këshilltari Henze, që nuk e lejon këtë marrëveshje.
E rëndësishme është se sot u kuptua që Rama po luan gjithë kartat, që ose të qeverisë i vetëm, ose me Lulin.
Duket se ka mbet tek ky opsioni i dytë, dhe kjo u kuptua qartë kur ai replikoi me Lefter Maliqin dhe Peço Vasilin.
Nga ana tjetër ai pritet të lavdërojë shkrimin e Bejtes për takimin në Uashington, që të jetë brenda me Trump-in, nëse marrëveshja dështon, dhe t’i hapë rrugën vetes të hyjë si ndërmjetës.”