Ndërkohë që pasditen e sotme do të ndodhë tubimi i paralajmëruar i presidentit Ilir Meta, deputeti Myslim Murrizi ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shfaqet kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta, në periudha të ndryshme kohore, duke hedhur akuza mbi njëri-tjetrin.
Murrizi thotë se të dy janë të pështirë dhe pa moral, madje sipas tij, kreu i PD-së fton fshehtas demokratët që të marrin pjesë në manifestimin e sotëm të Presidentit Ilir Meta.
“Nuk e besoj qe Rama nuk do jete neser aty!!!!!! Pse duhet te ndahet nga shoket ai????? Ne fund te fundit asgje nuk i ka ndare prej 30 vitesh, pse ta dhj…. kot neser!!!! Apo ngaqe ka derguar Damianin te bisedoj me Oertin dhe Petritin, quhet edhe ai pjesemarres i beselidhjes se LIGESISE se nje grushti shpirteligesh qe mendojne se si tja hedhin te gjithe bashke edhe 20 vjet te tjera Shqiptareve.”, shprehet Murrizi.