“Koçi është një rol simpatik, të cilin e kam punuar me shumë qejf.
Pas shfaqjes në teatër, u bë film, për të cilin kemi punuar tre muaj me një staf të mrekullueshëm, si: Stavri Shkurti, Violeta Manushi, Pandi Raidhi…
Të gjithë nuk janë më… Kanë ikur shumë, aq sa tani më duket vetja si 100 vjeç…” Kështu do të thoshte aktori Vasillaq Vangjeli në dhjetor të vitit 2009, në një intervistë për gazetën “Panorama”.
Nuk e dinte se më shpejt seç duhej do t’i bashkohej “panteonit të të ikurve”. Nderim e respekt për aktorin e paharruar te humorit.