Një nga futbollistët që ka rënë më shumë në sy këtë sezon në Premier League është pa më të voglin dyshim futbolli i Wolves, ish-lojtar i Barcelonës, Adama Traore.
Të shumta kanë qenë skuadrat që kanë shfaqur interes për “bishën”, ashtu siç njihet ndryshe, Traore, madje është folur edhe për një rikthim të mundshëm te Barça.
Ndërkohë, së fundmi ESPN shkruan se mesfushori 24-vjeçar do të largohet nga “Ujqërit”, nëse ata nuk do të kualifikohen në Champions League dhe menjëherë Juventusi është hedhur në sulm për lojtarin.
Adama Traore ka realizuar këtë sezon 4 gola në Premier League, ndërsa ka asistuar edhe në 9 gola të tjerë.