Që nga mbrëmja e të martës ku fillimisht u tha që Luizi vuan nga një sëmundje e rëndë që dyshohej se ishte me tumor, pastaj doli që nuk ishte, shkodrani është kthyer në kryefjalën e shqiptarëve.
U harrua pastruesja që bëri kërdinë në Tiranë, madje është harruar dhe cështja e Ervis Martinaj, janë harruar koncesionet dhe cdo gjë tjetër.
Tani në cdo moment të ditës dhe natës, kudo dhe kurdo flitet vetëm për Luizin. Me siguri që këngëtari shkodran as që e imagjinon se cfarë po ndodh jashtë dhe cfarë mbështetjeje po merr.
Madja mbështetja ndaj tij është aq e madhe saqë ka dalë një njoftim në TikTok ku njoftohen fansat e tij se të shtunën, pra nesër në mesditë, të mblidhen para shtëpisë së BBV dhe t’i tregojnë përkrahjen e tyre Luizit.
Gazetari Mentor Kikia ka bërë një status ironik pak më parë me gjithë këtë situatë qqë ka meraksour shqiptarët duke harruar hallet e vërteta.
“Une do te jem aty dhe ftoj edhe koleget dhe kolegët e mi qe te shprehim mbeshtetjen e tyre per Luisin.#poshtekorrupsioni# drejtesi per te gjithe. Poshte koncesinet. Ka shprese, ky vend do te behet”, shkruan Kikia.