Ketij i ka hyre rrena ne cdo qelize.
Pretendon se:
1. Ismailajn e ka njohur ne fakultetin ekonomik;
2. Ka kerkuar te mbrohej jeta e Vojsava Ismailajt;
3. Ismailajt i eshte kerkuar nga perfaqesues te shtetit qe te terhiqej nga procesi i arbitrazhit ne Viene.
Sqarim:
1.1 Diferenca e moshes midis Metes dhe Ismailajt eshte e tille qe ka qene e pamundur qe ata te dy te kene qene ne te njejten kohe ne fakultetin ekonomik.
2.1 Ne 12 shkurt 2016, Vojsava Ismailaj ka deklaruar ne nje interiste ne Viene, larg cdo presioni shteteror, ne prani te avokatit te burrit te saj, djalit te avokatit te burrit te saj dhe dy gazetareve se: jeta e saj dhe e familjes se saj rrezikohet nga njerez me pushtet, ku permend vetem Ilir Meten si mbajtes i postit te Kryetarit te Kuvendit;
3.1 Asnje person nga qeveria shqiptare nuk ka pasur kurre kontakt dhe nuk ka ushtruar kurre presion tek Ismailaj, me qellim per t’u terhequr nga procesi i arbitrazhit te Vienes.
Kete e deklaroj me pergjegjesi te plote.
Pergjate gjyqit penal kunder tij, Ismailaj kurre nuk e ka ngritur vete nje pretendim te tille.
As nje procesin e arbitrazhit, kurre nuk u ngrit nje pretendim i tille dhe aq me teper fakte e prova persa me.siper.
I vetmi person sipas Vojsava Ismailajt, qe i ka bere presion burrit te saj, ka qene pikerisht Meta, i cili i ka kerkuar atij, te ushtroje presion karshi managementit çek, per te paguar tarifen e paligjshme si shperblim, (rreth 10 milione euro), per ndikimin qe Meta personalisht, kishte lidhur me marrjen e vendimit te ERE-s ne 7 Dhjetor 2010 ku u ul cmimi i shitjes se energjise nga KESH-i tek CEZ-i, me nje kosto minimale prej 30 milione eurosh ne dem te buxhetit të shtetit.