Kryeministri Edi Rama u përfshi në replika me deputetin demokrat Agron Shehaj gjatë seancës plenare që u zhvillua këtë të mërkurë. Ky i fundit e akuzoi Ramën se fshihet pas një kompanie offshore në Holandë.
Kreu i qeverisë u përgjigj duke thënë se për këtë opozita duhet të sjellë prova, pasi një akuzë e tillë është shumë e rëndë. Nëse do të kishte prova, Rama u shpreh se, ai jo vetëm që nuk duhet të ishte në karrigen e kryeministrit, por duhet të ishte para drejtësisë.
Por përgjigjet e Shehajt pas replikës së Ramës i kanë bërë përshtypje kreut të qeverisë. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një postim ku tregon sipas tij nivelin e jetës parlamentare.
Postimi i Ramës:
Jetë parlamentare
Ballisti: KM është i fshehur në një offshore në Hollandë!
Unë: A mund ta di ku bazohet kjo akuzë?
Ballisti: E kam bindje!
Unë: Pra s’keni asnjë provë!
Foltorexhiu: Pse gjykatës je ti që do prova?!
Ballisti: Po offshoret prandaj janë bërë që mos ketë prova!