“Sipas meje, në vend të Koronavirusit, marsianët kanë pushtuar trurin e njerëzve”. Gjithnjë i drejtpërdrejtë Luçiano Moxhi, ish-drejtuesi i Juves për situatën e paprecedentë të bllokimit që ka krijuar pandemia në Itali:
“Futbolli është një biznes i rëndësishëm, punëson shumë njerëz dhe paguan shumë taksa dhe ti do ta shkatërrosh.
Nëse e ndalon kampionatin sot, shumë skuadra do t’i drejtohen gjykatës.
Për shembull Roma, që është 3 pikë larg Champions-it apo ekipet që do të bien. E vërteta është se nuk kemi njerëzit e duhur në krye.
Duhet ndjekur shembulli i Gjermanisë, duhen njerëz që s’kanë frikë. Atje protokolli thotë se kush sëmuret, nuk i zbulohet emri, por izolohet dhe shkohet përpara”.