Moderatori Mustafa Nano tha se Edi Rama është kryeministri më i pafat i Shqipërisë, pasi pas tërmetit Shqipërinë e goditi rëndë koronavirusi.
Rama iu përgjigj:
“Gjyshja ime thoshte zoti zgjedh shpatullat mbi të cilat vë gjërat e rënda. Është një situatë e jashtëzakonshme, kur hap sytë në mëngjes më kujtohet ajo fjala e Lindon Johnson, kur iu desh të dalë para popullit amerikan për të dhënë lajmin e kobshëm të vrasjes së John Kenedi. Mirëpo kjo është një barrë që duhet mbajtur dhe do e mbash deri në fund”.