Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar ashpër ndaj personave që po përdorin maska pa arsye. Ai shkruan se ato nuk janë për të bërë fotot në rrjetet sociale, pasi njerëzimi po vuan nga kriza e mungesës së tyre. “TURP: Të dashur gazetarë, deputetë, ministra, politikanë apo njerëz të thjeshtë kudo në Shqipëri!
Maskat nuk janë që të bëni foto në facebook apo Instagram, pasi sot njerzimi po vuan nga kriza e mungesës tyre dhe po humbasin mijëra jetë..
Maskat janë “prezervativ” një përdorimsh në fytyrën tuaj.
Fatkeqësisht menjde-lehtësia dhe injoranca po na karakterizon si komb edhe në këtë krizë
Boll me foto se lat nam ….”