Një protestues mori fjalën e tij pasi u ngjit në podium u shpreh se është në kërkim nga policia për pjesëmarrjen në protestat e mëparshme kundër rritjes së çmimeve, ka zbuluar, sipas tij, edhe emrin e organizatorit të kësaj proteste.
Protestuesi u shpreh se është Arben Kolaj që ka organizuar protestën nëpërmjet thirrjeve në Facebook dhe u ngrit kundër rritjes së çmimit të naftës edhe pse vetë ai as nuk ka makinë, por lëviz me biçikletë. Ai u shpreh se Kolaj është arrestuar, teka bëri thirrje për lirimin e tij.
“Jam në kërkim nga policia, një minutë se na kanë marrë me dhunë. Po shkoj të dorëzohem në polici…, dua të them se protesta ka filluar nga thirrja në Facebook e Arben Kolaj, na kanë arrestuar, Beni është në burg për momentin, lironi Benin. Ka protestuar për protestë për uljen e çmimit të naftës, por Beni nuk ka makinë fare, ecën me biçikletë”, tha ai.