Pamje të jashtëzakonshme janë filmuar mbi një aeroport në Ekuador, ku dhjetëra mjete të policisë janë pozicionuar në pistë, për të mos të lejuar uljen e një avioni që vinte nga Madridi.
Masa e marrë nga autoritetet ekuadoriane u morën për shkak të përhapjes së virusit dhe për të ndaluar avionin që vinte nga një zonë vatër në Spanjë, ku siç raportohet në lajmet e sotme, situata është e rëndë, pasi ka një vdekje në 16 minuta.
Pamjet shokuese u filmuan nga një helikopter. Avioni që kishte 11 anëtarë të ekuipazhit në bord u detyrua të ulej në një tjetër aeroport, siç ndodhi edhe me një tjetër të mëparshëm.