Jemin Gjana vazhdon mashtrimet e Bashës. Aq të çoroditur në mashtrime janë sa nuk dinë as numrin e pjesmarrjësve. Me gënjeshtrat që thonë, i bie që çdo delegat të ketë votuar 3 herë dhe të kenë ndërruar vendet me njëri tjetrin tre veta, ose kanë ndenjur në prehërin e shokut ose shoqes.
Ja deklarimi i Gjanës një gënjeshtër idioteske:
Numrimi ka perfunduar diku nga ora 03:00 pas mesnate dhe është bërë renditja nga 14 grupet e numërimit. Bënë me dije se është bërë nje pushim dhe ndërkohë do të bëhet renditja bazuar ne detyrimet statutore per kuotat e rinise, grave, raporti ne qarqe prandaj shpallja e rezultatit përfundimtar kërkon kohë.
Rezultati përfundimtar nuk është shpallur dhe se duhet ende të presim.
Numëri i delegatëve të pranishëm në Kuvendin Kombëtar, nga 7.646 delegatë gjithësej, të pranishëm në Kuvend kanë qenë 5.703.
Ja karakteristikat zyrtare të Pallatit të Kongreseve:
Struktura e ndërtesës
Pallati ka një shtrirje rreth 70 metra paralel me shëtitoren dhe lartësi 18 deri në 23 metra. Qëllimi ka qenë harmonizimi i mirë me objektet ekzistuese përreth si me Muzeun Arkeologjik, stadiumin “Qemal Stafa”, Kryeministrinë e Radio-Televizionin Shqiptar.
Mjedisi kryesor është salla e madhe prej 2100 vendesh e kompozuar për të plotësuar kërkesat funksionale, artistike dhe akustike për zhvillimin e kongreseve, konferencave e koncerteve. E pajisur me ajër të kondicionuar, ndriçimin e nevojshëm, pajisjet e zërit, të televizionit, të përkthimit në disa gjuhë, të cilat do të shërbenin për veprimtari të ndryshme prej kongreseve deri tek koncertet.
Pallati i Kongreseve u projektua që kthimi i sallës nga mjedis mbledhjeje në mjedis koncerti të projektohej me lehtësi. Për veprimtari të ndryshme u projektuan edhe tri salla me kapacitete 150, 280 dhe 300 vende si dhe shumë mjedise pune, shërbime e teknike. Rëndësi i është kushtuar trajtimit të holleve në tre katet, të cilat synohej të funksionin për shërbimet, pushimin, ekspozita e veprimtari të ndryshme. /Ekskluzive.al