Homazh për artistin Ndrek Luca në ditën e lindkjes së tij
Ishte një mëngjes i ftohtë janari. Si gjithmonë do të ndiqte ritualin e ditës, do të merrte biçikletën e tij të pasluftës dhe pasi do të bënte pak pazar do të kthehej drejt apartamentit. Askush nuk do e besonte më vonë që ky do të qe janari i fundit për Ndrek Lucën. Ishte ora 11:00 e vitit 1993, kur vdiq nga një sulm në zemër.
Ndrek Luca lindi në Shkodër më 3 shtator 1927. Pasioni për teatrin dhe operan e identifikuan që rini kur studionte në shkollën e Aviacionit në Beograd. Pasi kthehet, bëhet pjesë e Teatrit falë talentit të tij. Kostume heroike, komike, tragjike u bënë pjesë në garderobën e fondit të pashtershëm të qindra personazheve jetësuar prej tij.
Ishte një prej themeluesve të Historisë së Teatrit Shqiptar. Sinqeriteti, organiciteti dhe vërtetësia e tij u lidhën drejtpërdrejt me njohjen dhe kuptimin e karaktereve konvecionale të lojës së tij.
Ndreka qe njeri i thjeshtë! Anadaj thjeshtëzimi bëri fole në topitjen e aftësisë transformuese të tij nga vetja/në rol. Ai tok me natyralizimin e çmpakte qëndrimin ideoemocional ndaj rolit. E shndërronte përfaqësimin e lëndës shpirtërore të figurës në një individualitet të ri.
Ndreka ishte mjeshtër! Ai mbetet ndoshta një prej ekzekutorëve me të rrallë të gjithë personazheve qe luajti. Na ka mallëngjyer. Na ka bërë ta urrejmë, ta duam e ta kujtojmë me mall e brengë. E gjithë kjo gjendje pavdekësore, falë Ndrekë Lucës dhe vlerave të larta artistike të tij. Le të kujtojmë fjalët domethënëse të Deni Didëroit tek ‘’Paradoks i aktorit’’: ‘’ Mendoni për një çast për atë që në teatër quhet e vërtetë. Mos vallë kjo do të thotë që t’i tregosh gjërat ashtu siç janë në natyrë? Aspak. E vërteta në këtë kuptim nuk është veçse e rëndomta. Qe të mos jetë e rëndomtë, duhet të jetë artistike’’.
Këtë fakt Ndreka na e dha. E bëri. E ktheu të rëndomtën në një peshë kuptimore me mençurine e rrallë të aktorit që si duket Zoti ia fali me bollëk.
Një tjetër tipar i tij është aftësia e imagjinatës aktoriale. Pra asosacioni emocional dhe përjetimi real i aktorit është një paralele që N. Luca e ka zbëthyer vetë në figurën e Bacës së Gjetajve, kur sjellin lajmin e vdekjes së nipçes së vogël në kullën e vet, në shfaqjen e teatrit ‘’Migjeni’’ në Shkodër:
Ky mjeshtër i formimit dhe skalitjes së personazheve dhe karektereve i përket asaj plejade artistësh nga ku nxori dhe karakterizimin e gjallë të tyre. Ai hynte deri në farfuritjet e brendshme, në ato përjetimet dhe ndjenjat më të thella duke vizatuar imtësisht çdo motiv psikologjik dhe përshtatur kështu procesit logjik të jetës apo ngjarjeve të kohës.
Shteti vendosi ta nderonte atëherë kur të gjithë e quanin Artist i Popullit, megjithëse për të gjithë ai qe i tillë.
Por Ndreka është gjallë, është gjallë në gjithë veprën e tij aktoriale, edhe atë të shkruar, është gjallë edhe në të gjithë vdekjet e panumerta që ka interpretuar.
Fenomeni NDREK LUCA ishte madhështia e thjeshtësisë..
Dhe ashtu është! Ndrek Luca mbetet gjallë. I pavdekshëm në gjithçka krijoi, në çdo vlerë që portretizoi duke e lënë pikërisht harresën për në fund…