Pas tre vjet kërcënimesh për të marrë garanci, Ilir Meta del në terren me çetën e LSI që ka punësuar në Presidencë, teston bandën nëse do ta mbrojë fizikisht kur SPAK të kërkojë arrestimin, zhveshja e mëngëve mesazh edhe për hajdutët e trembur në oborrin e partisë
Pas tre vjet kërcënimesh ndaj SHBA-BE, me shpresën se do të marrë një garanci se ai, familja dhe pasuria e tij nuk do të goditen nga SPAK, Ilir Meta doli sot në terren për të demostruar rezistencën e tij fizike ndaj ngushtimit të lakut të drejtësisë.
Si Don Kishoti që doli maleve për të luftuar padrejtësisë e botës, Ilir Meta, mblodhi sot shpurën e tij në Presidencë, me Edmond Panaritin dhe Petrit Vasilin në rolin e Sanço Panços, duke u përleshur me punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët kërkonin lirimin e një godine, në të cilën ndodhet një parti e blerë nga Ilir Meta.
Por nëse Don Kishoti kishte bindjen e plotë për të shpëtuar botën nga padrejtësisë, Ilir Meta, me daljen në terren si keçist, kërkon të shpëtojë vetëm kokën e tij dhe Monikën nga arrestimi që po përgatitet, si dhe pasuritë e krijuara me para të pista nga sekuestrimi.
Dalja e Metës sot me shpurën që paguan me taksat tona në Prrsidencë, duke përveshur mëngët, për të mbrojur selinë e partisë që Bamir Topit i ka lënë Sali Shehit, nuk është thjeshtë një marrëzi. Shumëkush pyet se ç’punë ka kreu i shtetit për të ndërhyrë dhe zgjidhur me dhunë një konflikt mes një partie politike dhe një bashkie, kur për këtë detyrë janë gjykatat dhe presidenti ka një tjetër mision. Së pari, duke parë rrudhjen dita-ditës së partisë së tij, Meta i ka blerë një parti Bamir Topit, me emrin FRD. Pas blerjes, Meta ka caktuar në krye të FRD, Sali Shehun, të cilin e ka patur punësuar si çirak në Kuvend, kur ishte kryetar Kuvendi. FRD është një parti tullumbace dhe fantazmë, me vetëm 0.3 % të votave.
Por, duke pasur një godinë të madhe, Meta mendon se do bëhet parti e madhe. FRD është në godinën që ka qenë selia e PD. Në 2016, Rama ia dha ish-selinë e PD-së Bamir Topit për inatë të Berishës dhe për ta mbajtur FRD si satelit të PS, dhe sigurisht për ta përdorur si diversion ndaj PD. Nga ana tjetër, PD-ja rrëmbeu SHQUP-in në mes të Tiranës, me firmë të Bujar Nishanit dhe Arben Imamit, nën urdhërat e Berishës. Disa javë para zgjedhjeve, Meta bleu FRD-në, e cila i duhet më shumë për godinën se sa për vota. Kështu që Meta doli sot për të mbrojtur një pronë publike që e ka zaptuar një parti e blerë prej tij.
Por lëvizja e sotme e Ilir Metës ishte pikësëpari një demostrim force para misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe SPAK, duke dhënë mesazhin se banda e tij është gati ta mbrojë me forcë fizike nëse SPAK kërkon arrestimin e tij. Përleshjet fizike në selinë e vjetër të PD janë thjeshtë një testim për bandën e LSI që ka strehuar në Presidencë, nëse është e gatshme për ta mbrojtur Ilir Metën me trup nëse një ditë SPAK do të firmosë një urdhër-arrest për Ilir Metën dhe policia do urdhërohet për ta zbatuar. Me skandalin e sotëm që ka shokuar ndërkombëtarët, Meta dha mesazhin se hajdutët që i kanë mbetur në partinë-shpk, nuk do të lejojnë zbatimin e një urdhri tê mundshëm për arrestimin e tij, por do përleshen me policinë që mos t’i vënë prangat apo do shkojnë ta nxjerrin me dhunë nga qelia. Me daljen e sotme si huligan me mëngët e përveshura, Meta kërkon të qetësojë hajdutët e frikësuar në oborrin e LSI, të cilët presin arrestimin nga SPAK. Janë disa drejtorë dhe ish-kryebashkiake të LSI nën hetim nga SPAK, të cilët po presin me ankth kur t’u vihen prangat. Meta kërkon t’u japë zemër se do t’i mbrojë. /Pamfleti