Paketa anti-KÇK ka nxjerrë edhe një herë në pah se Ilir Meta ka rrëshkitur nga binarët dhe i nevoitet një vizitë e specializuar tek psikiatri. vërtetë është çmenduri ta imagjinosh që presidenti i Republikes të shpërndai konkluzionet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që është një organizat jo qeveritare pa asnjë vlerë në Shqipëri që sipas tij çmontojnë ligjin anti-kushtetues KÇK-së.
Të rrjeshtohesh krah krimit me argumentet qesharake të pensionisteve të KSHH-së është lathitje e madhe. Tashmë Meta është kapur si ai që po mbyteT pas fijes së barit, a thua se parlamenti shqiptarë është produkti OJQ-ve. Ai në përçartjen e tij ka postuar vetëm pjesë ku OJQ-ja KSHH na qenka e shqtësuar pë vendimet e Parlamentit që dobësokan presidentin duke mos kuptuar se letrat e KSHH=së vlejnë vetëm për wc e parlamentit.
Ja çfarë shkruan i “tremburi”
Të dashur qytetarë,
Edhe njëherë më lejoni të ndaj me ju, konkluzionet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që çmontojnë ligjin anti-kushtetues të KRYEKÇK-së.
DISA NGA KONKLUZIONET E KOMITETIT SHQIPTAR TË HELSINKIT
“Gjithashtu, duke pasur në konsideratë faktin se të dyja këto nisma prekin dy ligje të rëndësishme që janë hartuar/ndryshuar në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë, KSHH do të sugjeronte që këto projektligje t’i nënshtroheshin një konsultimi të plotë e të gjithanshëm me institucione si Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, me shoqatat e gjyqtarëve, ekspertë të së drejtës kushtetuese, etj.”
“Lidhur me këtë propozim, KSHH vlerëson se ceremonia e betimit, që zhvillohet pranë Presidentit nuk mund të realizohet në formë të shkruar, pasi betimi në vetvete si një akt i lartë solemniteti që parashikohet në Kushtetutë, që kërkon prezencën fizike të personit që betohet se do të respektojë Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, përpara Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu sikurse dihet atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, nuk mund t’i jepen një organi tjetër.”
“Ndaj, akti i betimit duhet bërë vetëm para këtij institucioni. Forma shkresore që parashikohet me ndryshimet e propozuara, në vlerësimin tonë, përveç se nuk është tipike për aktet ceremoniale të betimit të realizuara me funksionarët e nivelit të lartë në këto 2-3 dekadat e fundit, shmang një kompetencë ekskluzive që Kushtetuta ia ka akorduar Presidentit të Republikës së Shqipërisë.”
“Kushtetuta e vendit tonë e parashikon aktin e betimit për një sërë funksionarësh të lartë publikë, në të tria degët e pushteteve. Madje akti i betimit parashikohet edhe për vetë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, i cili përpara se të fillojë detyrën duhet ta bëjë betimin para Kuvendit.
“Pra akti i betimit para institucionit të parashikuar në Kushtetutë merr një rëndësi të veçantë dhe Kushtetuta e konsideron këtë akt si një kusht për fillimin e detyrës. Në këtë kontekst, akti i betimit nuk mund të jetë krejtësisht formal. Gjithashtu duhet të kemi në konsideratë që Presidenti i Republikës mund të refuzojë të organizojë ceremoninë e betimit, sepse ai e konsideron zgjedhjen, ose emërimin e tij jo në përputhje me Kushtetutën (ose për shkaqe të tjera).”
“Vetë Gjykata Kushtetuese në vendimet e saj, ka theksuar rolin e rëndësishëm të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si atë të arbitrit, të moderatorit të pushteteve e të rregullatorit, si një figurë neutrale, me një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizave, në balancimin e pushteteve, si dhe në kryerjen e funksioneve të tyre respektive”./Ekskluzive.al