Napoli ia doli të triumfojë përballë Juventusit ditën e djeshme në finalen e Kupës së Italisë, duke fituar kështu trofeun, që mungonte prej shumë vitesh.
Pjesë e ekipit të Gatuzos, është edhe Elseid Hysaj, që gjithashtu fitoi trofeun e tij të parë në Itali.
Një gëzim i madh ky edhe për shumë shqiptarë, teksa një nga ata që ka festuar këtë fitore të Napolit, është edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Ky i fundit në një postim në profilin e tij zyrtar në “Facebook” shkruan: “I lumtur për suksesin e Elseid Hysajt dhe ekipit të tij. Pastë këmbën e mbarë dhe për Kombëtaren tonë!”
Meta njihet edhe si një tifoz i flaktë i futbollit, teksa e ka shprehur hapur se mbështet skuadrën skoceze të Sëlltikut.
Nderkohe kjo eshte dhe nje “hakmarrje” e Metes ndaj rames, pasi dihet se kryeministri eshte nje tifoz i thekur i Juventusit.