Sot në të gjithë Shqipërinë janë kapur 37 persona të kthyer nga Italia në 14 ditët e fundit, por që nuk kishin zbatuar urdhrin për vetëkarantinim. Megjithatë këtë shifër, Rama e cilëson si mjaft të mirë, por ka një kërkesë që të mos përsëritet ajo që ndodh me kombëtaren në fund.
Kryeministri ka publikuar edhe kurbën e shkeljeve, që ka ardhur në ulje në ditët e fundit, teksa rekordin e mban data 13 mars që u kapën mbi 100 persona.
? NË GJITHË SHQIPËRINË SOT VETËM 37 SHKELJE TË RREGULLIT PËR VETËKARANTINIMIN E TË ARDHURVE NGA ITALIA 14 DITËT E FUNDIT?
NUK DI Ç’TË THEM, SE 37 SHKELJE NË GJITHË VENDIN EDHE ZVICRËS I DUKEN FANTAZI? POR LUS ZOTIN QË TA MBANI KËSHTU VETEN NË VAZHDIM DHE MOS TA PËSOJMË SI ATO NDESHJET E KOMBËTARES KUR I HAMË GOLAT NË FUND E DALIM NGA STADIUMI SI… ?
? I LO❤️E YOU