Përdorimi pa kriter nga politika por jo vetëm i titujve akademikë nuk i ka lënë shije të mirë ish-ministres Ermelinda Meksi. Në një reagim për situatën e sotme në seancën plenare ku kryeministri Rama ju drejtua deputetit të opozitës Edmond Spaho “Profesor”, Meksi thotë se ai nuk e mban zyrtarisht titullin.
Sipas saj ka një deshire inflacioniste per te perdorur tituj shkencore edhe kur keta mungojne.
Postimi i plotë:
Degjova Kryeministrin ti drejtohej i zhgenjyer per pozicionin antiamerikan nje deputeti te opozites duke e quajtur “Profesor”, megjithese deputeti ne fjale nuk e mban zyrtarisht titullin.
Ka nje deshire nflacioniste per te perdorur tituj shkencore edhe kur keta mungojne.
Sigurisht mbajtja e titullit apo gradave shkencore perfaqeson nje vlere intektuale te personit qe e mban.
Ashtu sic eshte antivlere edhe grada apo titulli shkencor perfituar pa-merite dhe me punime jo origjinale ,pa asnje vlere te shtuar ne fushen perkatese.
Nderkaq ka intelektuale, qe megjithese nuk e moren zyrtarisht kete titull rrezatojne dituri me vepren e madhe te shkruar prej tyre.
Misherim i ketij modeli per mua ka qene Moikom Zeqo .
Kushdo tjeter qe pranon te quhet profesor (qofte e mesimedhenes) kur nuk eshte mbartes i vertete i titullit ,ndihmon ne zhvleftesimin e kuptimit te tij.
Ne respekt te moshes disa njerezve mund t’u drejtohemi me Zoti apo Zonja por jo Profesor .
Perndryshe zhgenjimi ndaj fake(fals) profesoreve do vijoj te rritet.
Rritja e numrit te fake profesoreve ecen ne menyre te zhdrejte me vleresim e mendimit te atyre te vertete.