Tina Turner dha frymën e fundit të mërkurën, më 24 maj, në moshën 83-vjeçare. Pavarësisht problemeve shëndetësore që e mundonin prej vitesh, artistja legjendare ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Kusnacht të Zvicrës, afër Cyrihut.
Zëdhënësi i saj, Bernard Doherty, njoftoi vdekjen e saj. “Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it u nda nga jeta e qetë sot në moshën 83-vjeçare pas një beteje të gjatë me shëndetin e saj. Ajo vdiq në shtëpinë e saj në Küsnacht afër Cyrihut, Zvicër.
Me të, bota po humbet një legjendë muzikore dhe një model ”, thuhet në njoftim.
Përveç betejës së saj prej vitesh me kancerin e zorrëve dhe presionin e lartë të gjakut, të cilat e munduan për më shumë se katër dekada, këngëtarja e shpirtit iu desh të përballej edhe me “demonët e saj të brendshëm”.
Për vite me radhë, ajo luftoi me plagët psikologjike të lëna nga abuzimi që kishte marrë. Mirëpo, “vetëshkatërrimi” i saj erdhi pas humbjes së dy fëmijëve. Jeta e saj, e cila dikur ishte plot magjepsje, sukses, përfundoi me varësi dhe përpjekje për vetëvrasje.