Kur dëgjoni sot shprehjen “na ishte një herë e një kohë”, mendja mund t`ju shkojë tek një përrallë e përshtatur në një film vizatimor nga“Disney”. Dhe në fakt, parku i famshëm i lodrave për fëmijë “Disney World”,në hyrjeka si logo të sajën shprehjen Once Upon A Time “Në ishte njëherë e një kohë”.
Shumë nga filmat e kompanisë u frymëzuan nga përrallat daneze, gjermane dhe franceze. Madje në disa raste ato u ndryshuan për të qenë më të përshtatshme për një audiencë të re. Por historia e shprehjes së famshme“Na ishte njëherë e një kohë” shkon shumë më thellë në histori sesa Disney apo përrallat 200-vjeçare të Veriut dhe Evropës Perëndimore.
Duke shqyrtuar origjinën dhe përdorimin e kësaj fraze në përralla, ne mund të kuptojmë edhe arsyen e përhapjes së saj në vetëdijen tonë kulturore sot.
Përdorimi më i hershëm i frazës “Na ishte njëherë e një kohë”,daton që në vitin 1380 me historinë Sër Ferumbras. I përbërë nga dhjetë strofa, me 540 rreshta poezi metrike, ajo romancë e Anglisë Mesjetare është e lidhur me Çështjen e Francës.
Çështja e Francës, ose cikli Karolingian, është një koleksion literature mbi historinë e Francës, në veçanti atë të Karlit të Madh. Aty lexohet:“ Onys..poppon a day…”. Një përdorim tjetër i hershëm i frazës është zbuluar në vitin 1566, nga Tomas Drent, një poet dhe klerik anglez.
Zakonisht besohet se fraza “Na ishte njëherë e një kohë”, ka qenë një pjesë e nisjes së shumë rrëfime gojore dhe të shkruara që nga viti 1600. Fraza është përdorur në përkthimet origjinale në anglisht të disa përrallave të famshme. Një shembull është ai i shkrimtarit francez Sharls Pero, që shkroi histori të njohura si Hirushja dhe Bukuroshja e Fjetur.
Edhe shkrimtari i famshëm anglez Çarls Dikens, ka kontribuar me gjasë në njohjen e kësaj fraze. Më pas fraza është gjetur e përdorur në 88 gjuhë të botës. Për shembull, përrallat e shkrimtarit danez Hans Kristian Andersen fillojnë me frazën “der var engang”, që do të thotë “ka qenë dikur”.
Vëllezërit Grim i nisnin përrallat e tyre me frazën gjermane “es war einmal”, që do të thotë“na ishte dikur”. Në spanjisht, kjo frazë është “érase una vez”, “ka qenë dikur”.Libri i Roxher Abrahams “Përralla afrikane, tregon se si 95 histori tradicionale dhe gojore gjithashtu kanë formulime specifike. Në hausa,një gjuhë që flitet në Nigeri dhe në disa zona në Afrikën Perëndimore, historitë fillojnë me “Një histori, një histori. Le të shkojë, le të vijë”. Edhe rrëfimet folklorike arabe, kanë gjithashtu një hapje klasike.
Shembuj të kësaj formule janë:“Kjo ka ndodhur ose ndoshta jo. Shumë kohë ka kaluar dhe shumëçka është harruar”.Edhe fjalitë e mbylljes së historisë apo fundit të lumtur, janë përherë të ndryshme në gjuhë të tjera.
Ekspertë të folklorit evropian, thonë se termi “Na ishte njëherë e një kohë” përdoret si një mjet tregimi. Në përgjithësi, evropianët perëndimorë dhe ata veriorë tregonin dy lloje historish:përralla dhe legjenda. Legjendat duhej të besoheshin, dhe tregimet folklorike ishin rrëfenjat gojore të popullit. Kufijtë shpesh ishin të paqarta, ndaj përkufizimet sfidohen nga specifikat.
Fraza hapëse “Na ishte njëherë e një kohë”, tregonte se nuk kishte ndonjë këmbëngulje se historia “kishte ndodhte vërtet” në çdo kohë të dhënë. Në mënyrë të ngjashme, këto histori do të përfundonin me një frazëpër t’i lajmëruar njerëzit se historia imagjinare ishte afër fundit.
“Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë” është termi më i njohur për audiencën moderne. Shkrimtarja Maria Konikova, tregon sesi kjo frazë e thjeshtë “Na ishte njëherë e një kohë”, ka një fuqi kaq të qëndrueshme në histori:
“Çfarë premtojmë saktësisht këto fjalët? Përtej joshjes së fantazisë dhe mbretërive magjike dhe kafshëve që flasin, pse kjo frazë, ky formulim?Së pari, ekziston pamja e distancës. Ne nuk jemi në të tashmen, por përkundrazi në ndonjë vend në të kaluarën e largët.
Njëherë e një kohë. Dhe së dyti, ekziston paqartësia, mungesa e qëllimshme e specifikës. Nuk jemi duke folur për një kohë të caktuar. Jo për një vend që mund të lokalizoni, por për disa mbretëri, disa toka, disa vende që nuk mund të lidhen me një hartë apo një plan të gatshëm udhëtimi”.
Në një nivel psikologjik, distanca na ndihmon që të fitojmë perspektivën. Psikologët rekomandojnë që në situata stresuese dhe shqetësuese, të bëni një hap pas dhe të shihnin “panoramën më të madhe”. Kjo teknikë quhet distancim psikologjik.
Paqartësia e frazës që tregon një kohë të paspecifikuar, e bën historinë më të arritshme për lexuesit. Individët nuk kanë nevojë të dinë ngjarje apo ndonjë kontekst historik aktual, ata mund të përqendrohen vetëm tek personazhet, elementet e komplotit dhe imagjinata e tyre. Kjo teknikë lejon shijimin e tregimit si nga të rriturit ashtu edhe fëmijët.