Aktorja Egla Ceno nuk i është ndarë ironisë me produksionin e ‘Big Brother VIP’ dhe moderatoren Arbana Osmani.
Sëfundmi, përmes një komenti ajo ka ironizuar këngët me porosi që po bëhen për banorët e ‘Big Brother VIP’.
Komenti i plotë:
“Hekra, soba, lavatriçe e kongë vipash me shit”
Në këtë edicion të BëBëVësë, Vetëm Arbana Osmani, ka ngelur pa këngë personale. Monika ishte e para që u pajis me një këngë personale, pastaj të tjerët me radhë. Por o e meriton Arbana një këngë o nuk e meriton askush tjetër! Falë Arbanës dhe produksionit Shqiptarët prekën nga afër VIP-at e tyre. Dhe të mendosh që titulli është gati: “Yjeeee”.
Fundja, Arbana i ka promovuar kaq bukur këngët me porosi për banorët e shtëpisë sa që ajo e meriton një këngë vetëm për vete. Nuk do na vinte keq ta dëgjonim para dhe pas buke, disa herë në ditë. Nejse!
Para disa javësh, Monika i bëri një kërkesë Elgit Dodës që ti shkruante një këngë personale për pilotin. Elgiti nuk ia përtoi, ia solli këngën brenda shtëpisë. Madje, ia këndoi live. Aq shumë u gëzua Monika për këngën e saj personale sa një ditë, ndërkohë që kënga transmetohej në shtëpinë e BBV, u hodh në pishinë, në mes të Janarit. Nejse!
Po ashtu edhe Enxhel i bëri një kërkesë Dagzit që ti bënte një këngë personale dhe t’ia sillte dhuratë për Shën Valentinin. Kënga e Enxhelit akoma nuk “ka dalë nga furra”. Nejse!
Këngë gjithashtu u krijua dhe u këndua nga vëllezërit Lleshi për Trixën, Arjolën, Ilirin dhe Donaldin. Kujtojmë disa vargje: “Muhabet po bën Donaldi, shtrëngu fort si Garibaldi. Po çka ke mori Batriks, pasha zotin ti je fiks. Po përzihet dhe Arjola, ka marrë vesh se ka shkri bora”. Nejse!
Është bërë kjo moda e këngëve me porosi si ai vargu që dëgjojmë nëpër lagje, “Hajde hekra, soba, lavatrice e kongë vipash me shit”. Nuk e dinim që Shqipëria kishte autorë dhe kompozitorë të nivelit Moxartian, se edhe ai lumadhi me porosi i bënte ato perlat e veta që kanë ardhur deri te veshët tanë sot! Vesh që dëgjojnë edhe “kongë vipash me shit”!