Në kushtet kur e gjithë bota është në alarm dhe pjesa më e madhe po izolohen në shtëpi nga frika e koronavirusit, ndryshe ndodh në Bjellorusi. Presidenti Lukashenko u ka bërë thirrje qytetarëve që të mposhtin koronavirusin me formulën e tij.
“Punoni shumë, pini vodka e bëni sauna për të vrarë virusin në trup” tha ai. Ndërkohë që edhe pse deri tani janë regjistruar 51 raste të Covid-19 në vend, kampionati Bjellorus i futbollit fillon rregullisht sot