Një grua 24-vjeçare me origjinë spanjolle ka akuzuar bashkëshortin e saj se ka pirë shumë kafe prandaj dhe fëmija i tyre lindi me ngjyrë. 24-vjeçarja dhe burri i saj janë me lëkurë të bardhë. Burri i kërkoi gruas së tij në dhomën e lindjes që të shpjegonte se çfarë po ndodhte.
“Nuk jam racist. Por, ti me siguri më ke tradhtuar”, i tha ai gruas së tij.
Por, gruaja 24-vjeçare ka pretenduar se ajo nuk e ka tradhtuar kurrë dhe fajin e kishte fakti që burri i saj pinte gjatë gjithë kohës kafe.
Pas kësaj, burri deklaroi se ndihet keq që e akuzoi gruan e tij dhe e beson atë pasi ajo e dashuron. Megjithatë të dy vendosën që të bënin testin e atësisë.