Pasditen e sotme, mesfushori shqiptar, Bersant Celina është bërë protagonist duke shënuar një perlë në ligën e dytë angleze të futbollit.
25-vjeçari stopoi bukur një top në minutat shtesë të pjesës së parë, duke dërguar nja parabol të pakapshme për portierin Krjus, që nuk kishte asnjë shans ta priste.
Lojtarët miq vendosën duart në kokë duke mos e besuar golin që kishte shënuar shqiptari.
Realizimi i Celinës është bërë viral në rrjetet sociale, duke u komentuar jo pak. Ky është goli i 4 për shqiptarin këtë sezon me fanelën e Ipsuiçit ndërkohë që ka dhënë dhe 3 asist.
Welcome back Bersant 🤩🤣#itfc pic.twitter.com/u2nB1DEinH
— Kev Ellis (@suffolkev) November 28, 2021