Nuk ka dyshim se Gjykata e Elbasanit është gjykata më e korruptuar dhe e degraduar në Shqipëri, e kapur nga grupet kriminale, e mbuluar nga pazaret, zarfet me euro, aferat seksuale, habrimet në lokalet e mafies dhe nga skandalet nga më të larmishme.
Çdo lajm që vjen nga Gjykata e Elbasanit përmban domososhmërisht një skandal.
Ditët e fundit, për Gjykatën e Elbasanit, ka nisur të raportojë edhe Sali Berisha, përmes gjyqtarit dixhital, i cili tregon për pazare, intriga dhe afera mes prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Në denoncimin e fundit përmendet edhe disa media pro Perëndimit, si Pamflenti, Infront, Shqiptarja.com etj., të cilat kanë denoncuar aferat në gjyqësor dhe mbështesin reformën në drejtësi.
Sipas spiunit të Berishës, disa njerëz në Elbasan u japin këtyre mediave dizinformacione për situatën në Gjykatën e Elbasanit.
Në këtë rast, spiuni po dezinformon Berishën, pasi mediat në fjalë kanë raportuar aferat në gjyqësor me paanësi dhe saktësi, fakt që konfirmohet edhe nga besueshmëria dhe ndikimi i madh në publik i tyre.
Po kush është spiuni i Berishës nga Elbasani që ka frikë se mos e shkarkojnë nëse i zbulohet emri?
Burime të rezervuara nga stafi i Berishës theksuan se nuk bëhet fjalë për një spiun, por për spiune.
Dhe ajo është gjyqtarja e Elbasanit Miranda Konica, e njohur për vendimin skandaloz, kur dënoi me vetëm 4 vite burg Behar Pemën, i cili pasditen e 13 shtatorit 2020, në dalje të tunelit të Elbasanit, vrau dy vajzat Lusinda Garunja dhe Xhaneta Qallia, 19 dhe 18 vjeç, duke goditur nga pas makinën e tyre.
Gjyqytarja Miranda Konica është përfolur ditët e fundit nga mediat se ironizon dhe bullizon në mënyrë jo etike kolegët e kësaj gjykate ku së fundmi është bërë një shqetësim serioz jo vetëm për staffin e kësaj gjykate, por edhe për prokurorinë, duke krijuar konflikte banale.
Dritan Konica, bashkëshorti i Gjyqytares Miranda Konica, i cili punon si ekspert në të njëjën gjykatë, fundmi ka krijuar një lidhje jashtmartesore dhe ky fakt duket se ka irrituar gjyqtaren Konica.
Në ditë në vijim ajo pritet të spiunojë burrin e saj tek Berisha. (Marrë nga Infront)