Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Voltana Ademin për gjykimin e 30 qershorit. Përgjatë një viti në Gjykatën Kushtetuese, kolegji i cili ka plotësuar kuorumin prej nëntorit ka shqyrtuar 46 kërkesa, prej të cilave 40 i ka refuzuar për t’i dërguar në seancë plenare mes tyre dhe ankesën e Voltana Ademit, kryetare e Shoqatës së Bashkive, për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Kolegji ka kaluar në seancë plenare 4 këkresa, mes tyre edhe atë Presidentit Ilir Meta për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ankesë të kryeministrit Edi Rama.
Gjykata Kushtetuese bëri një bilanc dhe vijon të funksionojë me 4 anëtarë nga 9, pa pasur kuorumin përkatës prej 6 anëtarësh që duhen për vendimmarrje. Aktualisht Gjykata Kushtetuese funksionon vetëm me Kolegj Gjyqtarësh