Ai njihet gjerësisht për kreativitetin e tij në biznesin e dashur për të gjithë “Fish City”.
Në Fish City ju mund të gjeni zonën e Operativit, Prokurorinë, Akademinë Rozafa, Shtabi i Përgjithshëm Labinot, por së fundmi edhe Kinostudion “Shqipëria dje”.
Kinostudio “Shqipëria dje”, është frymëzuar nga Kinostudio Shqipëria e Re që u hap në Tiranë në 1952.
Kinostudioja “Shqipëria dje” përbëhet nga dy salla kinemaje. Ajo do të jetë një portë argëtimi për të gjithë kinemadashësit, e ku çdo ditë në to do të shfaqet 1 film shqipatar falas. Përurimi i këtij investimi është bërë me filmin ‘Njerka”, të regjisorit Leka Bungo.
Në hyrje të Kinostudios, gjenden fototografi të aktorëve më të mëdhenj shqiptar ndër vite.
Nuk mund ta bënte tjetër kush veç djalit të Ndrek Lucës, artistit të madh të kinemasë shqiptare.