Gianni De Biasi do të kthehet në Shqipëri në 13 tetor. Ish-trajneri i kombëtares sonë, aktualisht në drejtimin e Azerbajxhanit, do të luajë ndeshjen ndaj Qipros, të vlefshme për Ligën e Kombeve në “Elbasan Arena”. Vendimin e mori UEFA, duke marrë shkas nga konflikti i armatosur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.