Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje dhe me zgjedhjet e 6 marsit, ku tha se priste të fitonte në 5 bashki si dhe të humbte në bashkinë e Shkodrës.
Në lidhje me opozitën dhe “Shtëpinë e Lirisë”, Rama tha se opozita më e fortë dhe agresive është tani kriza energjetike.
Ndërsa për aleancën e mundshme mes Ilir Metës dhe Sali Berishës në zgjedhjet e tjera që do të vijnë, Rama e komentoi me fjalët “rrushi që sheh rrushin dhe piqet bashkë me rrushin”.
“Për mua opozita më shfaqet në formë shumë më të strukturuar. Më vjen në formën e tërmetit e duhet ta përballoj dhe krizën energjetike dhe sot kriza më e eger është kriza energjitike.
Mbas 301 ditësh PS mund ti jap dorën Shkodrës që mos të lengojë mes plehrave, por nëse preferojnë të jenë qyteti më i ndotur ata e dinë. Ata janë shumica”, tha Rama për “Kjo Javë”.